Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot


 
ForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rregullat qe duhn te parashihen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kas3iot
Admin
Admin
avatar

Posts : 160
Join date : 23/12/2009
Age : 24
Location : C:WINDOWS > eXplorer.exe(Interrupted)

MesazhTitulli: Rregullat qe duhn te parashihen   Fri Jan 01, 2010 8:29 pm

Gjuha kryesore e kosova-crew është GJUHA SHQIPE!

Duhet të shpreheni në gjuhën shqipe. Gjuhët e tjera do të lejohen vetëm në rastet kur shprehin:
a) thënie apo batuta
b) terma apo fjalë që nuk kanë përkthime në gjuhën shqipe.

Në rast shkelje të kësaj pike postimi do të ndryshohet ose fshihet!

# a lejohet dialekti në Forum? Po, mjafton që të jeni të kuptueshëm në të shkruar.
JO ofendime apo sharje personale ndaj anëtarëve të Forumit

Ndalohen rreptësisht postimet që kanë për qëllim të shajnë me fjalë ofenduese drejtpërdrejt ndonjë antari të forumit. Shkelja e kësaj pike do sjellë si pasojë paralajmërimin për heqje e së drejtës së postimit në Forum ose në përjashtim definitiv nga Kosova-Crew Forum.

JO postimeve pornografike në Kosova-Crew Forum

Ndalohen postimet me përmbajtje pronografike (shkrime, foto, lidhje në faqe të tilla). Shkelja e kësaj pike do të sjelle si pasojë paralajmërim për heqjen e së drejtës së postimit në forum.

Duhet të respektoni mendimin ndryshe!

Nëse e keni të vështirë të pranoni mendimin ndryshe dhe mundoheni të impononi mendimet tuaja me forcë, sinqerisht, ju jeni në vendin e gabuar.

Temat e njëjta (me të njëjtën tematikë) - BASHKOHEN, TRASFEROHEN ose FSHIHEN

Postimet duhet ti përkasin temës përkatëse si dhe gjithashtu temat e reja duhen ti përkasin kategorisë përkatëse. Në rast të kundërt postimi do ndryshohet ose fshihet, ose tema do të transferohet.

Cdo postim konsiderohet pronë e Forumit dhe si e tillë i perket Forumit të vendos se cdo bëhet me to. Në rast se keni ndonjë koment personal për ndonjë postim, mund të kontaktoni Stafin e Forumit (Admin dhe Mod).


Përmbajtja e Temave

Stafi administrativ dhe moderues nuk mban ASNJË përgjegjësi për temat e hapura nga anëtarë të ndryshëm rreth opinioneve të tyre, por merr masa kur temat e hapura apo postimet e bëra janë KUNDËR rregullores së Forumit.

Nuk duhet të bëni dallime krahinore!

Pavarësisht se cfarë paragjykime krahinore ju mund të keni si anëtar i Forumit, kur të hyni në Kosova-Crew Forum, këto paragjykime nuk duhet ti sillni me vete. Ata shqiptarë që bëjnë dallime midis vëllezërve të një gjaku (si psh. me fjalët maqedonas, kosovar...), nuk janë të mirëpritur në Kosova-Crew Forum. Të gjithë ata anëtarë që bëjnë dallime të tilla krahinore përjashtohen mënjeherë nga Forumi!


Rregullorja Për Tek Tema Prezento Veten

Stafi i Forumit Të Kosova-Crew Ka Vendos Me Pasur Edhe nje Rregullore Te Re Tek Tema
Prezento Veten, Nëse Ndokush Prezentohet Atëher Dhe Ju Mund Ti Uroni Një Mire Se Ardhje, Brenda Ditës Së Tanishme
Tani Nga Dite E Nesërme Tema Do Të Mbyllet !!

------------

Perfundim: Kjo është Rregullorja e përgjithshme e Kosova-Crew Forum! Disa nga nënforumet kanë disa rregulla të vecanta që janë vënë si kryetemë. Lexoni këto rregulla para se të postoni në Kosova-Crew Forum, që të shmangni keqkuptimet brenda Forumit.

Përpilimi i Rregullores së mësipërme është fryt i Stafit të Forumit (Admin&Mod). Vërejtjet dhe sugjerimet e anëtarëve të forumit janë të mirëpritura, por vetëm Stafi i Kosova-Crew Forum rezervon të drejtën të shtojë/heqi/ndryshojë rregullat e mësipërme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Rregullat qe duhn te parashihen
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova-Crew :: Kosova-Crew Info :: Kosova-Crew :: Rregullat-
Kërce tek: