Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot
Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot
Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Politka dhe Morali

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Reallyboss
Completed
Completed
Reallyboss


Posts : 151
Join date : 02/01/2010

Politka dhe Morali Empty
MesazhTitulli: Politka dhe Morali   Politka dhe Morali I_icon_minitimeTue Jan 05, 2010 10:16 am

POLITIKA DHE MORALI

Askund në botë, po edhe këtu tek neve, të merresh me politikë nuk nënkupton ndershmërinë e as vetëdijen e lartë morale. Politikanët e viseve tona e vërtetojnë këtë orë e çast, në çdo hap e veprim të tyre. Shumë prej nesh me me nostalgji dhe me respekt përmendim emrat e politikanëve si Gandi, Churchilli dhe Mandela, të cilët krahasuar me politikanët së sotmes duken si “viganë moralë”.

Zhvillimi moral i njeriut

Që nga epoka parake, njeriu ka qenë i pajisur me kodin moral, i mbjellin thellë në qenien e tij, busullë kjo që duhej ta drejtonte atë nëpër stuhitë e dallgët e jetës. Nga kjo ndjenjë e brendshme, nga kjo ndërgjegje më vonë kanë lindur edhe normat morale shoqërore. Në këtë kontekst ekzistojnë edhe tezat se ndërgjegja morale është diç e formuar në njeriun me kalimin e kohës, nga nevoja për të rregulluar sjelljet në kuadër të shoqërisë. Sido që të jetë, vetëdija morale ka tre komponenta: atë konjitive, emocionale dhe konative.
Komponenti konjitiv na mundëson t’i përvetësojmë dijet rreth parimeve morale dhe që në mënyrë adekuate t’i zbatojmë parimet e përgjithshme në rastet e veçanta.
Komponenti emocional përbëhet nga të gjitha ndjenjat që ndërlidhen me veprat e vlertësuara si morale dhe jomorale.
Komponenti i tretë, ai konativ (motivues) tregon gatishmërinë për të vepruar në pajtim me parimet morale ose kundër tyre.
Të trija komponenta janë të qenësishme për zhvillimin moral të drejtë dhe normal. Nëse njëri prej këtyre tre përbërësve nuk zhvillohet siç duhet, tek njeriu shfaqen dukuri patologjike. Ekzistojnë më tepër teori që e shpjegojnë formimin e vetëdijes morale. Disa psikologë mendojnë se vetëdija morale fitohet dhe mësohet në saje të kushtëzimit klasik ose instrumental. Psikoanaliza, lindjen dhe zhvillimin e vetëdijes morale e shpjegon me identifikimin e fëmijës me prindërit dhe me shfaqjen e super-egos. Deri më tani pikturën më të plotë të zhvillimit të vetëdijes morale te njeriu e kanë bërë ithtarët e teorisë konjitivo-zhvillimore (PIaget dhe Kolberg). Piaget niset nga supozimi se zhvillimi moral ndjek zhvillimin konjitiv. Në fillim të zhvillimit moral është karakteristik morali heteronom. Fëmija kupton parimet morale si diçka absolute dhe të pandryshueshme, si diç që ka të bëjë me të gjitha situatat dhe që s’mund të ndryshohen me marrëveshje. Në këtë periudhë, fëmija nuk dallon të qëllimshmen prej të paqëllimshmes (të bërës me pahir) dhe kërkon që fajtori të ndëshkohet sipas dëmit që ka bërë, por edhe të gjithë ata që i ka të afrt, duke mos marrë parasysh qëllimet e autorëve të veprave. Për këtë periudhë karakteristike është edhe ajo se fëmija s’mund të marrë rolin e tjetrit e as t’i kuptojë ndjenjat e të tjerëve. vetëm me zhvillimin e mendimit abstrakt (aty nga mosha dhjetëvjeçare) te fëmija lind morali autonom, parimet bazë i pranon si të vetat dhe kupton se ato i mundësojnë të jetojë bashkë me të tjerët. në këtë periudhë paraqitet respekti i ndërsjellë dhe vlerësimi i personave të tjerë, te ai formohet koncepti i të drejtës dhe drejtësisë. Kolberg e ka përpunuar dhe zgjeruar edhe më tepër. Ai flet për tre faza të zhvillimit moral (parakonvencionale, konvencionale dhe paskonvencionale) dhe çdonjërën prej tyre e ndan në dy nënfaza. Kërkimet e shumta kanë treguar se një pjesë e mirë e njerëzve nuk e arrijnë fazën ne fundit të zhvillimit moral, pra fazën konvencionale. Kjo pikë mund të shpjegojë një pjesë të mirë të asaj që ka ndodhur në këto treva. Pjesa dërrmuese e njerëzve mbeten në fazën konvencionale dhe morali i tyre më së lehti mund të përshkruhet përmes regullit të artë “Bëjuni njerëzve atë që dëshironi t’ua bëjnë juve!” Këta njerëz janë të vetëdijshëm se normat shoqërore janë të domosdoshme dhe se duhet t’u përmbahemi, sepse vetëm në atë mënyrë mund t’i pengojmë konfliktete e interesave individuale dhe të sigurojmë të mirën e përbashkët. Për njerëzit e këtij stadi të zhvillimit moral ligjet dhe rregullat e jashtme janë të domosdoshme, sepse morali i pavarur ende nuk është zhvilluar sa duhet. Në këtë shkallë të zhvillimit moral njeriu nuk është human dhe i mirë, ai vetëm është i vetëdijshëm për “kafshën” që e ka në vete, e cila duhet të kontrollohet përmes rregullave. Ajo që në asnjë mënyrë s’duhet ta harrojmë është fakti se njeriu jet i rrethuar nga mjedisi, i cili pak a shumë ndikon në zhvillimin e tij. Disa autorë që merren me zhvillimin e vetëdijes morale theksojnë se disa mjedisë në të cilat jetojmë nuk përkojnë me zhvillimin e vetëdijes së pavarur morale e as me parimet tona morale. Në shoqëritë autoritare promovohen “virtytet e dëgjueshmërisë” dhe në to s’është hiç lehtë të arrish vetëdijen morale të pavarur dhe të sillesh në përputhje me parimet morale personale.
Të gjithë ne e dimë fort mirë se se shpesh nuk sillemi në pajtim me parimet morale. Ekzistojnë motive, si paraja, pushteti e të tjera, që janë më të fortë se vlerat morale dhe që në kohë e sodit çmohen shumë më tepër sesa e vërteta, nderi dhe drejtësia.

Pëllumbat shtegtarë

Në shoqërinë konservatore dhe patriarkale, si kjo jona, nderi dhe nami ende po çmohen. Vjedhja, tradhtia, gënjeshtra janë kundërvajtje që kanë “peshë të madhe” dhe sanksionet për to janë shumë të ashpra dhe qartë të definuara. Përveç dënimit formal, kundërvajtësit ballafaqohen edhe me gjykimin nga rrethi në të cilin jetojnë dhe shpesh s’mund ta bartin këtë shtypje, ikin, madje shpesh edhe vetëvriten. E gjithë kjo me siguri s’ka të bëjë me politikanët tanë!
Fenomeni i “pëllumbave shtegtarët” s’është i ri për ne, por ,më duket se askund s’është i shprehur sa në këto treva. Në vendet e formuara nga gërmadhat e ish-Jugosllavisë, një numër i madh i politikanëve komunistë, por edhe i burokratëve të imtë, për shkak të pushtetit dhe autoritetit, brenda natës ndryshuan bindjet e tyre dhe kështu vazhduan të pjesëmarrin në jetën politike të shteteve të reja. Komunistët e deridjeshëm u shndërruan në mbrojtës të interesave kombëtare, proeuropianë dhe mbrojtës të liberalizmit dhe ekonomisë së lirë. megjithëse i ndryshojnë bindjet e tyre ideologjike sikurse këmishat, tek politikanët e tillë nuk do të hasni as pendimin e as brejtjen e ndërgjegjes. Të tillët, veprimin e tyre do t’ua zbërtyhejnë përmes tre fjalive të zgjëruara.
Për disa politikanë tanimë nuk jeni ntë sigurt se cilës parti i përkasin dhe çfarë idesh mbrojnë. Një syresh do të shprehet: “Unë vazhdimisht zhvillohem dhe përparoj!” Kjho gjithsesi i huton qytetarët dhe votuesit potencialë sepse s’janë të sigurt cili politikan në cilën parti është dhe çfarë idesh po mbron. Në jetën e përdistshme sjellja e tillë nuk do të tolerohej gjatë dhe do të sanksionohej ashpër. Në fakt, tanimë vijmë te pyetja jonë themelore: A dallon morali i politikës me atë të qytetarëve të rëndomtë? Gjithsesi, po.

Morali njeriu të thjeshtë dhe morali politik

Pa marrë parasysh nëse jemi ateistë ose besimtarë, çdokush e ka të qartë se jetojmë në kuadrë të një kulture fetare, se jetojmë edhe brenda kodeksit fetar. Duam ose s’duam, rregullat e tilla i mësojmë që nga fëmijëria. Shtrohet pyetja se sa politkkanët u përmbahen këtyre postulateve morale, pao nthënë më qartë: “A ka mundësi që politikani i suksesshëm të jetojë sipas parimeve morale të fesë?”
Skena jonë politike më tepër u përngjan serialeve meksikane sesa politikëbëries serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë npërparësi ndaja analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Në një mjedis të atillë është rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të suksesshëm.
Opinioni publik dhe shoqëria në të cilënb jetojmë dalëngadalë po iu adaptohen luftës dhe sjelljes së tillë politike, kështuqë një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale. Gënjeshtra dhe mashtrimi janë mjete legjitime në luftën politike jnëse kanë për qëllim diskualifikimin e kundërshtarit politik, megjithëse shpesh shkohet edhe në diskualifikimin dhe përçmimin e tij edhe si njeri. Tanimë shfrytëzimi i padrejtë i pronës shtetërore konsiderohet si një gjë e nënkuptuar. S’kanë thënë kot populli: “Është rëndë të punosh te mjalta e të mos ëmbëltohesh!”
Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë asgjë të përbashkët. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morli i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër.
Te morali i politikës gjithçka që shpie te qëllimi i synuar është e lejuar (Machiavelli). në një diskurs të tillë asgjë s’mund të na habisë ose befasojë. Morali fetar shpesh është pengesë në jetën politike të njerëzve. Politikanët tanë një gjë të tillë e mendojnë por s’guxojnë ta thonë hapur. Përderisa si papagaj theksojnë vlerën e moralit krishter, shumë pak prej tyrejetojnë në pajtim me atë për të cilën rrahin gjoks. Madje mund të thuhet se në këtë drejtim më i zëshëm është psuhteti, sepse gjithkujt i npërgjigjet që ktë ketë ithtarë që kur ua mëshon nga njëra faqe e kthejnë tjetrën, të cilët nuk gënjejnë dhe durojnë të gjitha padrejtësitë e kësaj “bote të devijuar”.
A ju kujtohet ndonjë politikan i trevave tona që në mënyrë strikte u përmbahet dhjetë Urdhëresave Hyjnore (dekameron), që i përmbahet parimit “Duaje të afërmin tënd!”, “Mos gënje!”, “Mos vidh!”? Nëse ju kujtohet ndonjë i tillë, me siguri se tanimë nuk është pushtet.
Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet fetare, ose t’i imitojë sa më mirë. Kështuqë ka raste kur njerëzit ndihmojnë tjetrin duke dhënë gjënë e fundit që kanë, kur hidhen në zjarr për të shpëtuar tjetrin. të jetosh sipas parimeve hyjnore është shumë rëndë në kohën tonë (Çdo të bënit pa banka, kredite dhe kamatë?). Ekonomia e tregut, shoqëria në tranzicion, ligji i më të fortit dhe lufta e çdoditshme për mbijetesë s’i japin shumë hapësirë moralit fetar i cili është mbizotërues tek ne. Të jetosh sipas kodit fetar sot do të thotë të largiohesh prej njerëzve, të izolohesh prej gjithçkafit.
Shumicës së njerëzve kjo mospërputhje s’ju bie rëndë sepse në l;uftën për jetë s’kanë kohë të mendojnë për gjëra të tilla. Atyre që ky diskontinuitet u pengon tërhiqen prej “jetës së përditshme” dhe mbeten mbrapa kritereve të përditshme të rrugës së njëjtë ose iu dorëzohen kënaqësive materiale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Politka dhe Morali
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova-Crew :: Shkencat Sociale dhe Filozofia :: Shkencat Politike-
Kërce tek: