Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot


 
ForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mbreti i ringut ne New York Elvir Muriqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kas3iot
Admin
Admin
avatar

Posts : 160
Join date : 23/12/2009
Age : 25
Location : C:WINDOWS > eXplorer.exe(Interrupted)

MesazhTitulli: Mbreti i ringut ne New York Elvir Muriqi   Sun May 23, 2010 5:37 am



BBC on Elvir Muriqi
Elvir Muriqi, 20, went to the United States three years ago when his family escaped the growing tension in Kosovo.
His father, Ramiz, mother and two brothers immigrated to the US in 1994.
They then got the papers for Muriqi and his sisters to come to New York in May 1996.
When the war broke out he wanted to leave New York and return to his native land to fight for the Kosovo Liberation Army alongside his father, KLA commander Ramiz, and his sister, Elinda.
But they told him he could do the Kosovo Albanian cause more good through boxing.


"Mendjen e kam ne Bashkimin e tokave shqiptare, Besimin ne Zot dhe fitoret ne Ring" - Elvir Muriqi

Tim Shkupi: Hello…am I speaking to Elvir Muriqi…

Elvir Muriqi: Yes, Elvir speaking. Who’s that?

Tim Shkupi: Tim Shkupi from Albanur…

Elvir Muriqi: Po, fol shqip oj shqipe. New York-u eshte krejt kuq e zi ne keto dite festive per flamurin tone kombetar. New York-u di te flas edhe shqip. Bronx-i eshte i shqiptareve. Tash edhe Manhattan-i.

Tim Shkupi: Mire Elevir, ka mundesi te zhvillojme nje bisede te shkurter permes internetit me ju per AlbaNur? Apo mos je i zenur?

Elvir Muriqi: Jo, jo.. nuk jam i zanun, vetem urdheroni… A mund te refuzohet Tim Shkupi.

Tim Shkupi: FLM Elvir, kete do ta kuptoje si kopliment. Ne fillim, pra. Urime feste e 28 Nentorit.

Elvir Muriqi: Urime edhe juve Tim Shkupi dhe mbare shqiptareve kudo qe jane ne kete planet. Urime te posacme edhe vizitoreve te AlbaNurit dhe te Dashurise.

Tim Shkupi: Elvir ka mundesi te na tregoni pak a shume si po e kaloni ne keto dite festive ne New York?

Elvir Muriqi: Feste, Feste Kombetare, po ka mbremje dhe manifestime te ndryshme per diten e flamurit. Po vlon New York-u. Por, une nuk kam edhe aq kohe t’i percjelli te gjitha per shkak te ushtrimeve intensive qe kam cdo dite…

Tim Shkupi: Pikerisht kjo eshte arsyeja edhe pse ju thirrem. Te shohim se deri ku ka arrit me pergatitje “The Kosova Kid” Elvir Muriqi nga Bronx-i i New Yorku-t. Pasi mecin e boksit e keni me 8 dhjetor ne Paradise Theater ne New York?

Elvir Muriqi: Pergatitjet jane mire dhe po ushtroj per cdo dite ne menyre intensive. Kam besim ne veteveten se jam pergatitur shume mire, ndihem mire dhe i qete dhe nuk dua kesaj radhe te le te vendosin per mua gjyqtaret, por dua ta vendosi mecin vet.

Tim Shkupi: E dini se me kend do te boksoni te premten me 8 dhjetor ne Paradise Theater. Keni njohuri se kush do te jete kundershtari i juaj?

Elvir Muriqi: Po, po. DERICK REED. Kam njohuri per kundershtarin, por, ne keto momente ajo per mua pak ka rendesi. Une ju thashe se jam ka pergatitem per te gjithe dhe do te jem gati t’i sfidoje te gjithe. Nuk do te kete kush qe do te mund te me ndale hovin ne kategorine time. Ky eshte synimi im, dua qe familja ime, shoket, komunitetit shqiptar ne Amerike dhe shqiptaret ne Evrope dhe Atdhe te krenohen me mua. Une jam sportist dhe dua permes sportit dhe boksit te jem nje perfaqesues i perkushtuar i vendit tim.

Tim Shkupi: Mendoni i Kosoves!

Elvir Muriqi: I shqiptarise Tim Shkupi. Kosova eshte pjesa me e madhe e vendit tim qe ndryshe quhet edhe Shqiperi Etnike. Cdohere ne ring kam dale me flamur kombetar, me flamurin kuq e zi dhe shqiponjen dykrenare. Nje nga arsyet qe e dua web faqen e juaj eshte simboli i tokave shqiptare qe duhet te bashkohen: SHQIPERIA E BASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE.

Tim Shkupi: Mediat perendimore, sidomos BBC, ne fillim te karrieres suaj, ne fund te viteve 90, te kane quajtur “The Kosova Kid”, qe e ke perdorur boksin te zgjosh interesimin e amerikaneve per luften e drejte te shqiptareve dhe te UCK-se ne Kosove. Deri sa baba yt Ramizi dhe motra kane lene biznesin ne New York dhe jane kthyer dhe kane ndihmuar luften e UCK-se ne Kosove. Si e ndieni veten tash pas 7 vjeteve? Keni deshire qe edhe sot te ju quajn njejte sikur atehere “The Kosova Kid”

Elvir Muriqi: Nuk eshte me rendesi si do te me quajne. Atehere ka qene kohe tjeter. Sot tjeter. Atehere Kosova ka qene ne lufte me serbet, kurse sot Kosova pret te behet shtet dhe shqiptaret bashke me amerikenet presin te njejten. Une do te kisha pas qejf te me quajne sic me kane quajtur atehere, “The Kosova Kid”. Por, “Im proud to be albanian”, ashtu sic eshte edhe kenga e “Etno Engjujve” Une jam ndier keq kur baba im eshte ndare prej meje dhe ka marr rugen e kthimit per ne Kosove, ne lufte. Mua me kane bindur qe te mbes ne New York se Kosoves edhe ndryshe mund t’i ndihmohet. Kosova ka nevoje edhe sot per ndihme. Lufta jone nuk ka perfunduar. Ajo vazhdon deri ta bejme Kosoven nje vend te mire dhe shume te perparuar.

Tim Shkupi: A eshte Elvir Muriqi edhe politikan ne New York?

Elvir Muriqi: Jo, jo… nuk jam politikan. Nuk eshte profesion i imi. Une sot jam vet sportist dhe dua qe ne ring te tregoj se kush jam. Une jam shqiptar dhe bej boks me flamurin tim kombetar. Kjo nuk eshte politike. Amerika neve shqiptareve na ka hapur dyert dhe ne jemi mirenjohes. Keto dyer i kane hapur shume shqiptare para nesh, me dekada dhe bile edhe shekuj. Ne vec po vazhdojme nje pune qe disa shqiptare e kane nisur shume heret para nesh.

Tim Shkupi: Ku e kalon kohen e lire Elvir Muriqi?

Elvir Muriqi: Kohe te lire ka pak, por kur ka, jam ne shoqeri me shoke dhe vellezerit e mi shqiptar. Por shpesh marr pjese edhe ne jeten e show biznesit ne New York. Jam ne shoqeri me njerez te ndryshem te sportit, muzikes dhe filmit. Ju e dini se jeta ne New York eshte e gjalle dhe me plote argetim.

Tim Shkupi: Ka kohe Elvir per Argetim?

Elvir Muriqi: Me ju thane te drejten jo edhe aq shume, por disi argetimin dhe jeten e kam pak si qejf. Atje takon njerez te ndryshem, njerez te profileve te ndryshem, keshtu qe kjo eshte mire.

Tim Shkupi: Ka te dashur apo ndonje goce qe kalon kohen e lire Elvir Muriqi?

Elvir Muriqi: Tim Shkupi e leme kete bisede per ndonjehere tjeter. Jam para mecit. Jam i koncentruar me mendje dhe me shpirt t’i pergezoje shqiptaret me fitore te premten ne Paradise Theater ne New York. Ndonjehere tjeter per kete.

Tim Shkupi: Cili eshte pra koncentrimi shpirteror i Elvir Muriqit para mecit?

Elvir Muriqi: Besimi. Besimi ne Zot ne te cilin une besoj. Kam nje Kuran shqip dhe e lexoj shpesh kur jam vetem. Me pelqen. Gjej nje qetesi shpirterore. Tani e kam kuptuar pse legjenda e boksit Muhamed Ali e ka pasur kete besim. Me siguri se ka gjetur qetesi. Prej ku ka marr fuqi per te luftuar ne ring, ne jete per te drejtat dhe lirite e njerzve, per te qene promoter i barazise dhe drejtesise per vlera jo vetem ne amerike por kudo ne bote.

Tim Shkupi: Elvir ne ju bejme me dije se Dashuria dhe AlbaNuri kane venduar reklamen e juaj ne faqet e tyre dhe ju garantojne se Paradise Theater ka me qene krejt “Red and Blck”. Te gjithe ne kemi me pasur syte te premten ne ty, ne fitoren e Elvir Muriqit.

Elvir Muriqi: FLM nga ju Tim Shkupi dhe FLM Sadik Vatovcit, pronarit te Dashuria.Com. Une ju pershendes sic ju pershendet cdo shqiptar per punen e juaj. E une permes faqeve te juaja i pershendes te gjithe shqiptaret ne planet. Se jemi ghithkah te shperndare.

Tim Shkupi: ELVIR MURIQ ZOTI TE NDIHMOFTE DHE FITORE TE PREMETEN NE PARADISE THEATRE NE NEW YORK”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Mbreti i ringut ne New York Elvir Muriqi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» marion , 1 an dans l'état de New york !!! oh yeah xD (2011-2012)
» Top Dog Boarding Kennels Stamford Birdge (York)
» Hello from upstate New York
» Keldy Cabins, Forest Holidays North York Moors
» Husky/Malamute meetup Saturday October 19, 2013 at 3pm at West Hills Dog Park in Melville, New York

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova-Crew :: Bota e Sportit :: Sporte luftarake-
Kërce tek: