Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot
Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot
Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Xhavit Bajrami i gatshem te mbron titullin Kampion

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kas3iot
Admin
Admin
Kas3iot


Posts : 160
Join date : 23/12/2009
Age : 31
Location : C:WINDOWS > eXplorer.exe(Interrupted)

Xhavit Bajrami i gatshem te mbron titullin Kampion Empty
MesazhTitulli: Xhavit Bajrami i gatshem te mbron titullin Kampion   Xhavit Bajrami i gatshem te mbron titullin Kampion I_icon_minitimeSun May 23, 2010 5:40 am

Xhavit Bajrami i gatshem te mbron titullin Kampion Bajrami_petrit_rrahmani-490x320

Xhavit Bajrami të hënën e ka filluar fushatën për mbrojtjen e titullit të kampionit të botës në kategorinë e rënde në kick-box. Kick-Boksieri kosovar do të sfidohet nga kampioni i Britanisë së Madhe, Chris Knowels, në duelin e 8 majit, i cili do të mbahet në Prishtinë. Bajrami e vlerëson kundërshtarin, por premton se do ta japë maksimumin për ta mbrojtur titullin e kampionit botëror.


Pasi e ka kuptuar emrin e kundërshtarit i cili do ta sfidojë në mbrojtjen e titullit, kampioni i botës në kick-box, Xhavit Bajrami e ka filluar fushatën për këtë meç, i cili do të zhvillohet më 8 maj në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kick-boksieri kosovar thotë se e respekton kundërshtarin e tij të radhës Chris Knowels, i cili është aktualisht kampion i Anglisë në versionin ISKA, derisa në renditjen botërore gjendet në mesin e 20 më të mirëve.

“Do të jetë një sfidë e fortë për mua, pasi që kundërshtari im është numër 1 në Britani të Madhe, e dihet se sa të fortë janë britanikët në këtë sport. I kam parë disa meçe ndaj tij. Nuk do ta kem lehtë sepse Knowels, përkundër 120 kilogramëve që peshon, është i lëvizshëm, i papërshtatshëm dhe i qëndrueshëm”, theksoi Bajrami në një konferencë për shtyp të mbajtur të hënën në Prishtinë.

Megjithatë, kick-boksieri kosovar nuk e fsheh dëshirën e tij për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës në Prishtinë. Një gjë të tillë ai e kishte bërë edhe në nëntor të vitit të kaluar, po në kryeqytet.

“Kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Unë nuk premtoj shumë, pasi do të jetë meç i fortë. Por, do ta jap maksimumin. Kam përparësi për shkak se kam eksperiencë të madhe, pasi merrem me këtë sport që 20 vjet. Por, edhe shikuesit kosovarë, me përkrahjen e tyre, do të jenë armë e fortë për mua. Nuk dëshiroj t’i zhgënjej ata”, vazhdoi Bajrami.

Përpos meçit për titull të kampionit të botës, në natën “K-1 Nata e Gladiatorëve”, e cila organizohet në bashkëpunim me ISKA (Asociacioni Ndërkombëtar i Kick-Boksit), do të zhvillohen edhe 5 meçe të tjera profesioniste, plus 2-3 para meçe amatore.

Prezent në këtë konferencë, përveç kampionit Bajrami, ishte edhe kryetari i versionit të ISKA-Europe (International Sport Karate Association), Fritz Exenberger. Ai u ndie i nderuar me ftesën që i është bërë që të vijë në Kosovë, ndërsa zbuloi detaje të hollësishme rreth meçit që e ka organizuar ISKA.

“Pas atij të nëntorit, përsëri në Prishtinë do të zhvillohet një meç i madh për titull të kampionit të botës, kategoria e rëndë. Kampioni ynë Bajrami do ta mbrojë titullin kundër kampionit britanik Chris Knowels. Kohëve të fundit, Knowels ka fituar turne të ndryshëm dhe është mjaft i fortë. Dihet se Britania njihet me kick-boksierë mjaft luftarakë dhe me qëndrueshmëri. Do të jetë meç i fortë, shpresojmë që Bajrami ta mbrojë titullin e kampionit të botës sepse është ‘Boss’ i vërtetë”, tha Exenberger.

Bajrami njoftoi se shumë shpejt do të shkojë në Zvicër për t’i filluar përgatitjet për këtë meç. Ai edhe një herë u ndie i zhgënjyer dhe i lënë anash nga Federata e Kick-Boxit e Kosovës, për të cilën thotë se nuk ka marrë përkrahje as morale e as financiare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Xhavit Bajrami i gatshem te mbron titullin Kampion
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova-Crew :: Bota e Sportit :: Sporte luftarake-
Kërce tek: