Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot


 
ForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mesoni Diqka per KAFFEN qe e pini?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Reallyboss
Completed
Completed
avatar

Posts : 151
Join date : 02/01/2010

MesazhTitulli: Mesoni Diqka per KAFFEN qe e pini?   Sat May 29, 2010 8:55 am




Kafja për shumë nga ne është një kënaqësi e veçantë. Kafetë janë të shumëllojëshme po aq sa dhe preferencat tona. Ka kafe të thjeshta por ka dhe kafe të cilat shoqërohen me krem, çokollatë, biskotë etj. Por sa më të shumtë të jenë përbërësit e kafesë aq më i lartë është dhe numëri i kalorive. Në preferencat tona tradicionale vendin e pare e zë kafja turke, ndërsa për më të rinjtë renditen (frape-ja/nes-i), kafja franceze, espresso, kapuçin-ua etj… Por le t’i shohim me rradhë se sa kalori përmban secila prej tyre:

Kafja Turke kur është shqeto nuk ka kalori. Çdo lugë sheqeri përmban 20 kalori.

Kafja e çastit (frape ose nes) shqeto nuk ka kalori. Çdo lugë sheqeri ka 20 kalori dhe çdo masë qumështi 30 kalori.

Kafja Franceze gjithashtu nuk ka kalori. Çdo lugë sheqeri përmban 20 kalori dhe çdo masë qumështi 30 kalori.

Espresso nuk ka kalori. Çdo lugë sheqeri përmnan 20 kalori.

Capuccino është kafe espresso me qumësht të freskët. Me shkumë qumështi 160 kalori, ndërsa me krem 360 kalori.

Në katalogët e të gjitha dyqaneve do të gjeni shumë kafe të freskëta/ftohta dhe prototipe.

Freddo Espresso ka doze të dyfishtë kafeje dhe akulli. 100 kalori.

Freddo Capuccino ka doze të dyfishtë kafeje, shkumë qumështi dhe akull. 160 kalori.

Freddoccino Espresso ka qumësht të freskët, sheqer dhe akull. 330 kalori.

Mochaccino Espresso ka krem, çokollatë, akull. 400 kalori.

Nëse dëshironi të pasuroni shijen e kafes me pak krem, duhet të llogarisni që gjysmë filxhani përmban rreth 273 kalori. Kaloritë nuk janë standart pasi dozat ndryshojnë nga dyqani në dyqan. Kështu mund të ndodh të përmbajnë ose më shumë ose më pak kalori.

Ju bëftë mire!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Mesoni Diqka per KAFFEN qe e pini?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova-Crew :: Te ndryshme :: Zbavitje&Argetim-
Kërce tek: