Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot


 
ForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ja disa gjera t`reja shum Interesante...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Reallyboss
Completed
Completed
avatar

Posts : 151
Join date : 02/01/2010

MesazhTitulli: Ja disa gjera t`reja shum Interesante...   Tue Jun 08, 2010 5:03 pm

Qeni me lëkurë tigri



Kur e shikoni nga largësia me siguri do të
ju duket se në bar qëndron i shtrirë një tigër, por me t’iu afruar e
shihni kafshën duke u ngritur dhe duke lëvizur bishtin do ta kuptoni se
megjithatë ai është qen “në lëkurë tigri”.


***************************************************************************
Për
dhjetë minuta hëngri 41 pica



Joey ‘Jaws’ Chestnut nga Kalifornia rrëmbeu
vendin e parë në botë në garën e ngrënies më të shpejtë të picave, të
mbajtur në Los Angeles.
Chestnut për 10 minuta arriti t’i hajë
41 pica. Joey ‘Jaws’ mban edhe rekordin për ngrënien më të shpejtë të
hot-dogëve.

***********************************************************************
E larguan nga puna në bankë sepse ishte shumë seksi




Bankierja nga Manhattani paditi Citigroup, pasi e larguan
nga puna me arsyen se është shumë e bukur. Debrahlee Lorenzana, 33
vjeçare e vejë me një fëmijë, u largua nga puna për shkak të veshjes
provokative duke shqetësuar kolegët e saj meshkuj.
Lorenzana
paditi bankën në dhjetor të vitit 2009, por zyrtarët e bankës ku ajo
punonte thanë se largimi nga puna nuk është bërë vetëm pse ajo është
seksi, por për shkak të rezultateve të dobëta në punë.
Por ajo
vazhdon të këmbëngul se posedon edhe listën në të cilën janë përmendur
me rend se cilat veshje nuk guxon t’i veshë në punë, ku gjenden
farmerkat e ngushta, taket e larta, bluzat e ngushta, kostumet e
shkurta.
“Nuk mundesha ta besoja se ma dhanë një listë të veshjeve që
unë nuk mund t’i veshë. Mendova se po mahiteshin. Kënd po e ngacmoja?
Klientët e mi nuk janë ankuar kurrë”, tha Lorenzana.
Bukuroshja
Lorenzana e cila është me prejardhje nga Portoriko thotë se kurdiste për
veten, por nuk ka bërë kurrë ndonjë gjë për t’i provokuar kolegët e saj
ose për t’ia tërhequr vëmendjen atyre. Për më shumë, ajo thotë se disa
nga koleget e saj vishen në mënyrë edhe më provokative se ajo

********************************************************************

Hamburgeri më i madh në botë




Hamburgerin
më të madh në botë e krijuan në restorantin e ushqimit të shpejtë,
Ambrosia On The Spot, në Sydney të Australisë.
Për më shumë se
24 orë e përgatitën hamburgerin e rëndë 95 kilogramë, të cilit ia hodhën
edhe 120 vezë, 120 copa djathtë, 2 kilogramë sallatë dhe 21 kilogram
bukë. Atë e përgatiti Joe El-Ajouz, pronar i restorantit.
Për të
thyer rekordin e Guinnessit, hamburgeri duhet të jetë në menynë e
restorantit një vit rresht. El-Ajouz tha se mysafirët për ta blerë
hamburgerin duhet t’i ndajnë rreth 1000 euro dhe duhet ta porosisin më
herët

************************************************************
Rusi bëhet baba në moshën 89 vjeçe





Rusi Aramais Nazarov (89 vjeç) thotë se është në qiellin e
shtatë prej se i lindi djali javën e kaluar. “Sot është dita më e lumtur
e jetës sime. Mjekët thonë se djali im është hero i vogël. I ngjan
bashkëshortes”, thotë babai krenar.
Bashkëshortja e tij Eugene
(35 vjeçe) dhe djali Artem janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aramais
mezi pret t’i dërgojë në shtëpi tek gjyshja Lidija (64 vjeçe), nusen e
cila është më e re se ai.
Ai tashmë ka blerë pelenat për Artemin.
“Kemi një familje normale. Nuk e ndjej fare dallimin në moshë. Artemi
ynë ka babanë më të mirë në botë”, thotë Eugene.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ja disa gjera t`reja shum Interesante...
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova-Crew :: Te ndryshme :: News-
Kërce tek: