Historia e Celularit.
Nga aparati i pare celular i "Motorolas", i cili peshonte rreth 1 kilogram, tek "iPhone" i ardhshem i "Apple", qe parashikon nje revolucion me vete. Ja evolucioni i celulareve ne vite
1. Gjiganti: "Motorola DynaTAC 8000X" (1982)
Ne vitin 1973 doli prototipi i pare i telefonit portabel. Ai aparat, i cili ishte shume i gjate dhe i rende, njekohesisht kushtonte plot 3995 dollare. Megjithate, do te kalonin 10 vjet qe ai te dilte ne treg. Bateria e tij mbulonte 1 ore kohe bisede, ndersa memoria mbante vetem 30 numra. Mund te mos kete qene i bukur nga pamja, por ishte padyshim i pari i nje gjenerate te re telefonash qe ndryshuan boten
2. Kaba: "Nokia Mobira Senator" (1982)
Ne fakt ngjan me shume me nje kuti bombe se me nje celular, por pikerisht kjo kuti kaq kaba mund te konsiderohet si telefoni i pare mobil i "Nokias", sigurisht nese mund ta quash te tille.
U paraqit ne treg ne vitin 1982 dhe u dizajnua per teu perdorur ne makina. Ne fund te fundit nuk ishte i mundur asnje perdorim tjeter, pasi edhe pesha prej disa kilogramesh nuk e lejonte nje gje te tille.
3. Para-iPhone: "BellSouth/IBM Simon Personal Communicator" (1993).
Nje celular me funksione PDA nuk eshte nje risi ne ditet e sotme, por ne vitin 1993 ishte nje novacion. Ishte nje celular, pejxher, makine llogaritese, kishte memorie per shume adresa e numra telefonike, opsionin e faksit dhe ate te e-mail-it. Vlera e pare ne treg ishte 900 dollare.
4. Pararoja: "Motorola StarTAC" (1996)
Para "Motorola StarTAC", celularet kishin me shume te benin me funksionin se sa me moden. Por ky telefon i vogel e i lehte beri qe bota e telefonise mobile te perqendrohej edhe ne format e jashtme te aparatit, duke u hapur keshtu rrugen modeleve nga me spektakolaret.
Ky celular mund te mbahej ne brez dhe ka me shume ngjashmeri me telefonat e sotem.
5. "Nokia 6160" (1998) ose 8260 (2000)
Ne fund te viteve e90, celularet ishin thuajse njesoj, pavaresisht nga firma prodhuese. Kishin ekran njengjyresh, antene te jashtme etj. Ne fakt, "Nokia 6160" konsiderohet si tipi me i shitur i celulareve gjate viteve e90, nderkohe qe "Nokia 8286" i vitit 2000 me ne fund futi ngjyrat.
6. "Smart Phone": "Kyocera QCP6035" (2000)
U laneua ne treg ne vitin 2001 dhe kushtonte diku ndermjet 400-500 dollareve. Ishte i pari celular qe mund te quhet celular i pellembes se dores dhe qe pati nje shtrirje te madhe. Perfshinte nje memorie 8MB.
7. "Treo 180" (2001)
"Treo 180" erdhi ne 2 versione te ndryshme. Kishte nje ekran njengjyresh, por nje memorie 16 MB.
8. "Hiptop" (2002)
Para se T-mobile "Sidekick" te njihej si celulari i hollivudianeve, njihej si "Hiptop".
U pelqye aq shume, saqe u konsiderua prodhimi teknologjik i vitit 2003. Edhe pse nuk ishte perfekt ne shume zera, ai ishte nder te paret qe ofronte mundesi lundrimi ne internet dhe akses ne e-mail, si dhe dergimin e mesazheve.
9. "BlackBerry 5810" (2002)
Ishte i pari "BlackBerry" qe ofronte opsione te ndryshme audioje. Nje pajisje e re elektronike iu bashkengjit GSM-se, qe mundesoi nje rritje te teknologjise audio.
10. Opsionet fotografike: "Sanyo SCP-5300" (2002)
Sot, pjesa me madhe e celulareve kane te perfshire kameren, por vetem pak vite me pare ky opsion ishte i pamundur. Ne vitin 2002, "Sanyo" dhe "Sprint" debutuan me "Sanyo SCP-5300 PCS". Ata pretenduan se ky model ishte i pari ne Shtetet e Bashkuara, ne te cilin ishte futur edhe opsioni i kameres.
11. Zhurmemadhi: "Nokia N-Gage" (2003)
U be nje zhurme e madhe ne treg kur doli ky ekzemplar ne vitin 2003, por fatkeqesisht zhurma nuk e justifikoi prodhimin, edhe pse ofronte shume lojera. Nuk u pelqye kryesisht per format.
12. "Motorola" i shndritshem: "Razr v3" (2004)
Aparatet sa vinin e po beheshin gjithnje e me te holle dhe te paraqitshem. Ky model u pelqye shume. Edhe tre vjet pas prodhimit te prototipit te pare mbetet ne mode.
13. "Motorola Rokr" (2005)
Premtoi te bente bashke dy me te miret e botes: muziken e "imunes" te "Apple" dhe dizajnin e "Motoroles". U laneua ne shtator te vitit 2005 dhe ishte i pari qe inkorporoi softuerin muzikor te "Apple". Mundesoi gjithashtu edhe transferimin e kengeve te blera nga "imunes", por ky proces rezultoi i ngadalte dhe limiti prej 100 kengesh gjithashtu nuk ishte shume i favorshem.
14. Pamje e bukur: "BlackBerry Perl" (2006)
Ky telefon vazhdon te perbeje nje persosje te formes dhe permbajtjes. Perfshin kamera dhe opsione shume te mira audio/video. Me keto tipare multimediale te kombinuara kendshem dhe sherbimin e internetit mund te konsiderohet nje celular i kompletuar.
15. Se shpejti: "Apple iPhone" (2007)
Pas muajsh spekulimesh dhe zhurmash, ne janar "Apple" konfirmoi lajmin se kompania do te laneoje nje celular te ri. Aparati do te kete nje dizajn shume te rinovuar ne krahasim me te tjeret, deri tani, nuk do te kete tastiere numerike dhe ne vend te saj do te kete nje ekran sensitiv. "iPhone" do te perfshije edhe nje kamera 2-megapixel dhe do te perfshije edhe Mac OS X. Mezi presim ta shohim.