Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot
Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot
Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lexo se kush jan Politikanet me te pagur nbot?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Reallyboss
Completed
Completed
Reallyboss


Posts : 151
Join date : 02/01/2010

Lexo se kush jan Politikanet me te pagur nbot? Empty
MesazhTitulli: Lexo se kush jan Politikanet me te pagur nbot?   Lexo se kush jan Politikanet me te pagur nbot? I_icon_minitimeTue Jan 05, 2010 10:18 am

Shkruar Nga Ajet Latifi.

Kush janë liderët e shteteve që marrin rrogat më të larta në vit
Nga kryeministri i Singapori, Obama e deri tek Sarkozy e Merkel
Mund të mendohej se politikani më i paguar në botë do ishte kreu i një shteti të madh e të fuqishëm ekonomikisht. Por në fakt, politikani me pagën më të madhe vjetore është kryeministri i një vendi të vogël, i Singaporit. Lee Hsien Loong është politikani më i paguar në botë. Ai fiton edhe më shumë se lideri i SHBA-së, i cili merr vetëm 400 mijë dollarë në vit. Rroga e re që arrin shifra marramendëse hyri në fuqi në janar të vitit 2008, ndërkohë që ministri Kuan Yew tha në parlament se ministrat meritojnë rroga të mëdha pasi Singapori është një vend i vogël, ku mungojnë njerëzit e talentuar. Kreu i qeverisë së Hong Kongut është politikani i dytë më i paguar në botë.

Ai u zgjodh Shef Ekzekutivi i Hong Kongut në vitin 2005. Që kur është zgjedhur ai është kritikuar për menaxhimin jo të mirë të qeverisë, si dhe një sërë incidentesh të tjera. Popullariteti i tij në janar të këtij viti ishte 51.6 për qind he 34.4 për qind të anketuarve deklaronin se qeverisja e tij ishte poshtë normales. Presidenti amerikan Barack Obama është i treti në listën e politikanëve më të paguar në botë. Sidoqoftë, ndryshe nga kreu i qeverisë së Hong Kongut, i cili qëndron në vend të dytë dhe akuzohet për menaxhim të keq të qeverisë së tij, Obama ka një imazh mjaft të fortë politik dhe të suksesshëm deri tani në arenën ndërkombëtare.
Edhe pse është një ndër politikanët më të paguar në botë, Cowen është kritikuar hapur nga kolegët e partisë parlamentare, duke përfshirë një që është shprehur se se Cowen vuan nga “komunikimi dhe konsultimi i varfër”. Gjithashtu, artisti Conor Casby ka ekspozuar portrete nudo të Cowen në Galerinë Kombëtare të Irlandës. Në tetor të vitit të 2007, parlamenti francez votoi për rritur rrogën e Sarkozy në 346 mijë dollarë. Rritja erdhi vetëm pesë muaj pasi ai mori postin presidencial. Rritja e rrogës u kritikua nga sindikatat në vend pasi erdhi në një kohë kur anëtarët e tyre ishin të acaruar për pensionet e tyre. “Gruaja më e fuqishme në botë” e revistës “Forbes” dërgon në shtëpi një rrogë prej 318 mijë dollarësh në vit si kancelare e Gjermanisë. Kur ajo erdhi në detyrë në vitin 2005 vendosi si prioritet kryesor uljen e papunësisë nga qeverisa e saj dhe së fundmi ka kërkuar një debat të përgjithshëm ndërmjet punëdhënësve dhe punonjësve për të çrrënjosjen e pagesës së pandershme. Kur Tony Blair i dorëzoi detyrën e kryeministrit aktual të vendit, , rroga e Gordon Brown u rrit menjëherë me 100 mijë dollarë në vit për të arritur 279 mijë dollarë. Ndërsa ish-kryeministri Blair, me të lënë detyrën iu caktua një pension vjetor prej 120 mijë dollarësh. Në vend të tetë të listës së politikanëve më të paguar në botë qëndron kryeministri kanadez, Stephen Harper. Harper u bë kryeministër i Kanadasë në janar të vitit 2006, me anë të zgjedhjeve federale. Ai është kryeministri i parë i partisë Konservative të rinovuar. Kryeministri japonez di ta shpenzojë rrogën e tij të lartë më së miri. Ai është i njohur për pasionin e tij për restorantet dhe baret luksoze, të cilat i frekuenton çdo natë. I pyetur nga mediat ai është shprehur, “Nuk kam në plan të ndryshoj mënyrën time të jetesës. Fatmirësisht kam para dhe mund ta përballoj atë”.


1. Lee Hsien Loong
Kryeministri i Singaporit
Rroga në vit: 2.47 milionë dollarë
Lee Hsien Loong është politikani më i paguar në botë. Ai fiton edhe më shumë se lideri i SHBA-së, i cili merr vetëm
400 mijë dollarë në vit. Rroga e re që arrin shifra marramendëse hyri në fuqi në janar të vitit 2008, ndërkohë që ministri Kuan Yew tha në parlament se ministrat meritojnë rroga të mëdha pasi Singapori është një vend i vogël, ku mungojnë njerëzit e talentuar.
2. Donald Tsang Yum-Kuen
Kreu i qeverisë së Hong Kongut
Rroga në vit: 516,000 dollarë
Kreu i qeverisë së Hong Kongut është politikani i dytë më i paguar në botë. Ai u zgjodh Shef Ekzekutivi i Hong Kongut në vitin 2005. Që kur është zgjedhur ai është kritikuar për menaxhimin jo të mirë të qeverisë, si dhe një sërë incidentesh të tjera. Popullariteti i tij në janar të këtij viti ishte 51.6 për qind he 34.4 për qind të anketuarve deklaronin se qeverisja e tij ishte poshtë normales.
3. Barack Obama
Presidenti i SHBA
Rroga në vit: 400,000 dollarë
Presidenti amerikan Barack Obama është i treti në listën e politikanëve më të paguar në botë. Sidoqoftë, ndryshe nga kreu i qeverisë së Hong Kongut, i cili qëndron në vend të dytë dhe akuzohet për menaxhim të keq të qeverisë së tij, Obama ka një imazh mjaft të fortë politik dhe të suksesshëm deri tani në arenën ndërkombëtare.
4. Brian Cowen
Kreu i qeverisë së Irlandës
Rroga në vit: 341,000 dollarë
Edhe pse është një ndër politikanët më të paguar në botë, Cowen është kritikuar hapur nga kolegët e partisë parlamentare, duke përfshirë një që është shprehur se se Cowen vuan nga “komunikimi dhe konsultimi i varfër”. Gjithashtu, artisti Conor Casby ka ekspozuar portrete nudo të Cowen në Galerinë Kombëtare të Irlandës.
5. Nicolas Sarkozy
Presidenti i Francës
Rroga në vit: 318,000 dollarë
Në tetor të vitit të 2007, parlamenti francez votoi për rritur rrogën e Sarkozy në 346 mijë dollarë. Rritja erdhi vetëm pesë muaj pasi ai mori postin presidencial. Rritja e rrogës u kritikua nga sindikatat në vend pasi erdhi në një kohë kur anëtarët e tyre ishin të acaruar për pensionet e tyre.
6. Angela Merkel
Kancelarja e Gjermanisë
Rroga në vit: 303,000 dollarë
“Gruaja më e fuqishme në botë” e revistës “Forbes” dërgon në shtëpi një rrogë prej 318 mijë dollarësh në vit si kancelare e Gjermanisë. Kur ajo erdhi në detyrë në vitin 2005 vendosi si prioritet kryesor uljen e papunësisë nga qeverisa e saj dhe së fundmi ka kërkuar një debat të përgjithshëm ndërmjet punëdhënësve dhe punonjësve për të çrrënjosjen e pagesës së pandershme.
7. Gordon Brown
Kryeministri i Britanisë
Rroga në vit: 279,000
Kur Tony Blair i dorëzoi detyrën e kryeministrit aktual të vendit, , rroga e Gordon Brown u rrit menjëherë me 100 mijë dollarë në vit për të arritur 279 mijë dollarë. Ndërsa ish-kryeministri Blair, me të lënë detyrën iu caktua një pension vjetor prej 120 mijë dollarësh.
8. Stephen Harper
Kryeministri i Kanadasë
Rroa në vit: 246,000 dollarë
Në vend të tetë të listës së politikanëve më të paguar në botë qëndron kryeministri kanadez, Stephen Harper. Harper u bë kryeministër i Kanadasë në janar të vitit 2006, me anë të zgjedhjeve federale. Ai është kryeministri i parë i partisë Konservative të rinovuar.
9. Taro Aso - Japan
Kryeministri i Japonisë
Rroga në vit: 243,000 dollarë
Kryeministri japonez di ta shpenzojë rrogën e tij të lartë më së miri. Ai është i njohur për pasionin e tij për restorantet dhe baret luksoze, të cilat i frekuenton çdo natë. I pyetur nga mediat ai është shprehur, “Nuk kam në plan të ndryshoj mënyrën time të jetesës. Fatmirësisht kam para dhe mund ta përballoj atë”.
10. Kevin Rudd
Kryeministri i Australisë
Rroga në vit: 229,000 dollarë
I fundit në listë është kryeministri i 26-të i Australisë dhe lideri federal i të majtës së qendrës australiane, partisë Laburiste. Nën drejtimi ne Rudd, kjo parti ka fituar zgjedhjet federale të vitit 2007. Kryeministri Rud mori postin e kryeministrit të Australisë më 3 dhjetor 2007.


Politikanët më të pasur në botë
1. Suleiman Kerimov, politikan rus
Pasuria: 17.5 miliardë dollarë
2. Michael Bloomberg, kryebashkiak i Nju Jorkut
Pasuria: 11.5 miliardë dollarë.
3 Serge Dassault, politikan francez
Pasuria: 9.9 miliardë dollarë
4.Silvio Berlusconi, kryeministri italian
Pasuria: 9.4 miliardë dollarë
5. Aburizal Bakri, ministër indonezian
Pasuria: 9.2 miliardë dollarë
6. Rinat Akhmetov, deputet ukrainas
Pasuria: 7.3 miliardë dollarë
7. Andrei Molchanov, deputet rus
Pasuria: 4 miliardë dollarë
8. Gleb Fetisov, politikan rus
Pasuria: 3.9 miliardë dollarë
9. Kostyantin Zhevago, deputet ukrainas
Pasuria: 3.4 miliardë dollarë
10 Saad Hariri, politikan libanez
Pasuria: 3.3 miliardë dollarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lexo se kush jan Politikanet me te pagur nbot?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» B-genius-Kush ka faj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova-Crew :: Shkencat Sociale dhe Filozofia :: Shkencat Politike-
Kërce tek: