Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot
Kosova-Crew
www.facebook.com/kas3iot
Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Demokracia?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Reallyboss
Completed
Completed
Reallyboss


Posts : 151
Join date : 02/01/2010

Demokracia? Empty
MesazhTitulli: Demokracia?   Demokracia? I_icon_minitimeTue Jan 05, 2010 10:21 am

DEMOKRACIA

"Dinjiteti i njeriut përbëhet nga mundësia e tij për të zgjedhur".
Max Frisch[1]


Një nga konceptet problematike të bashkëkohësisë është edhe demokracia, në lidhje me të cilën - njëjtë si për kulturën - janë bërë rreth treqind përkufizime. Shprehja demokraci përbëhet nga dy fjalë greke demos (populli) dhe kratos (forca, fuqia).[2] dhe ka kuptimin e "të qenët e forcës në duart e popullit", "administrimi popullor" ose thënë më qartë qeverisje apo udhëheqje e popullit vetveten, sistem ku i gjithë pushteti i takon popullit (Omni potestas a populo) ose siç shprehet A. Lincoln-i "qeverisje e popullit, nga populli, për popullin ("Government of the people, by the people, for the people").[3] Demokracia e cila ka një histori 2500 vjeçare paraqet formë të qeverisjes së shumicës së qytetarëve me shtetin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.
Termi demokraci gjithherë ka treguar një entitet politik, një formë shteti e qeverisjeje dhe ky mbetet kuptimi i parë i termit. Nga ky term kanë dalë edhe sintagnat demokraci shoqërore dhe demokraci ekonomike.[4]

Zhvillimi historik i demokracisë

Sot ata që flasin për standardet e demokracisë, me vetëdije ose pa të, ekskluzivisht mendojnë në standardet e qeverisjes politike në Angli, Francë dhe SHBA. Por, antropologët pohojnë se demokracia është zbatuar nga shumë bashkësi të vjetra përgjatë historisë së njerëzimit. Por sipas traditës politike perëndimore fillimi i demokracisë janë qytetet-shtete të Greqisë së vjetër (poliset). Platoni dhe Aristoteli, të cilët janë munduar që të krijojnjë një teori sistematike mbi politikën, demokracinë e kanë konsideruar si një nga pesë ose gjashtë mënyrat e qeverisjes. Përkufizmin më të mirë të demokracisë e ka bërë Platoni në veprën e tij Politika. Por koncepti në të cilin bazohet ky përkufizim dallon shumë nga pikëpmja e sotme për këtë koncept.
Në demokracitë antike, ka qenë dominante demokracia e drjetpërdrejtë. Në Greqinë antike, ligjet i bënin të gjithë qytetarët së bashku; s'ka ekzistuar demokracia përfaqësuese. Demokracinë e drejpërdrejtë e ka bërë të mundshëm numri i vogël i banorëve që nuk i kalonte 10 000. Në këtë demokraci gratë, robërit dhe të varfërit, të ashtuquajturit laikos, kanë qenë të përjashtuar nga e drejta për pjesëmarrje në udhëheqje[5] dhe për këtë këtë arsye këtë demokraci e cila i lë mënjanë laikosët është më mirë ta quajmë aristokraci. Robëria s'është konsideruarr si diç e keqe, është konsideruar si e domodsoshme për kryerjen e shërbimeve publike. Sistemi i vjetër grek e ka njohur barazinë mes qytetarëve, por s'e ka arritur nivelin e njohjes së barazisë mes njerëzve.
Në demokracitë antike të gjithë qytetarët e kanë pasur të drejtën për të pjesëmarrë në kuvend dhe për të votuar, madje kanë mudnru të marrin detyra të ndryshme në organet ekzekutive dhe gjyqësore. Ndarja e posteve bëhej me zgjedhje ose me short. Sipas Aristotelit, një nga veçoritë kësaj demokracie ka qenë epërsia e sistemit të shortit. Në këtë sistem të demokracisë s'ka ekzistuar ndarja e pushtetit dhe autoritetet nga të tre nivelet e pushtetit janë përgjigjur parakuvendit popullor.
Te grekët e vjetër, moskrijimi i demokracisë përfaqësuese, e ka penguar krijimin e shteteve më të mëdha. Vogëlsia e poliseve ka mundësuar një zhvillim të lartë të jetës politike. Të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë që të interesohen për për së afërmi rreth ndodhive shoqërore dhe të fitojnë njohuri të drejtpërdrejta poër të ngjarat. Shembujt e sotëm që më së afërmi i afrohen këtij sistemi janë mënyra e udhëheqjes në New England dhe në disa kantonë të vegjël të Zvicrës. Demokracia në Greqinë antike është përhapur në veçanti në shekullin V p.e.r. Kanë qenë athinasit ata që të parët janë munduar të krijojnë një perandori demokratike. Demokracia athinase pas një periudhe të dekadencës, me fitoren përfundimtare të Romës kaloi në histori. Në Romë në fakt asnjëherë nuk është realizuar një demokraci e tipit athinian. Pa marrë parsysh regjimin (së pari republikë, më pas perandori), shteti ka qenë ka qenë në duart e Senatus Populusque Romanus (Senati Romak Popullor). Me themelimin e sistemit të quajtur Senhuiate qytetarët u vu në zbatim diferencimi mes qytetarëve të pasur, të mesëm dhe atyre të varfër dhe realisht pushteti iu dha të pasurve.
Në mesjetë, u krijuan qytetet tregtare që u përngjanin siteve të vjetra dhe udhëheqësit u detyruan t'i përdorin fjalët e vjetra demokratike (populli, kuvendi popullor) dhe mënyra eqeverisjes në këto qytete shpesh emërtohet si "demokraci e qytetit". Autorët mesjetarë dhe të kohës së re, duke u bazuar në Aristotelin, vazhduan që demokracinë ta quajnë njërin nga tri mënyrat e qeverisjes, por në këtë kohë demokraci mbeti vetëm në fushën e mendimit. Kjo gjendje vazhdoi deri në revolucionin amerikan dhe atë francez. Në këtë periudhë edhepse nuk pati zhvillime demokratike, prapseprap u vunë themelet mendimit dhe institucioneve që përbëjnë karakterin specifik të qeverisjeve demokratike bashkëkohore.

Demokracia moderne

Demokracia e kohës sonë, e cila lindi në Angli në shekullin XVII (revolucioni i vitit 1688) dhe që dalngadalë u bë një model i parapëlqyer nga e gjithë bota. F. Zakaria, udhëheqës i revistës amerikane Foreign Affairs, të cilën e boton Këshilli për Marrëdhënie Ndërkombëtare, flet për "demokratizimin masovik të botës".[6] Sipas një hulumtimi, në vitin 1970 në botë ka pasur 40 vende demokratike, më 1988, 66, kurse sot 117 të tilla.
Përkundër demokracive të drejtprëdrejta greke, është demokraci përfaqësuese ose liberale, në të cilat ka tendenca drejt një demokracie ekonomike. Organi themelor i qeverisjes është kuvendi përfaqësues ose parlamenti, i cili konsiderohet si një demos në miniaturë;[7] Në këtë sistem qytetarët, i zgjedhin politikanë që premtojnë se do t'i përfaqësojnë interesat e tyre në një forum kombëtar. Në praktikë, politikanët e sistemit demokratik, në vend që t'i dëgjojnë problemet e qytetarëve, në përgjithësi janë anëtarë të partive të cilat dalin para popullit me programet e veta. Kështu, vërehet se partitë janë shndërruar në qendra të pavarura të pushtetit (fuqisë). Përvojat nga shekulli XX tregojnë se interesat e qytetarëve më së miri përfaqësohen nga partitë e vogla (shembulli i Italisë), por veprimi më efektiv i qeverive është i mundur në vendet ku garojnë dy ose tri parti politike (Britania e Madhe dhe SHBA-të). Ky është një nga paradokset në të cilët kanë vënë theks sociologët dhe politologët. Sot në botë, në veçanti në Lindje të Mesme, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine, ekzistojnë shumë sisteme njëpartiake të cilat pretendojnë se e përfaqësojnë vullnetin kolektiv të popullit dhe janë demokratike, ku në fakt siç shprehet sociologu A. Bullaç sundojnë "diktatorët dhe paravan-parlamentet".
Një mendim përgjithëisht i përhapur është ai se ndër kushtet e demokracisë janë konkurrenca brendapartiake dhe ndërpartiake, përfaqësimi i interesave të ndryshme, zgjedhjet e drejta dhe të lira, mundësia e zgjedhësve për të bërë zgjedhje mes kandidatëve dhe politikave të ndryshme, pushteti i vërtetë i parlamentit, ndarja e pushtetit, gëzimi i të drejtave qytetare nga të gjithë qytetarët, mbisundimi i të drejtës.
Paradigma etike është ajo se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe se qeveritë ekzistojnë me qëllimi të mundësimit qytetarëve që t'i realizojnë të drejtat e tyre themelore.[8] Një nga veçoritë e demokracisë moderne, që është fryt i kapitalizmit industrial, është edhe koncepti i kushtetutës.
Demokracitë, sidomos ato perëndimore kanë tre parime kryesore:
1. Sigurimi i lirive të individëve dhe mbrojtja e tyre kushtetuese (individualizmi),
2. Sistemi parlamentar (përfaqësues) si institucion për mirëqenien e popullit (delegimi apo përfaqësimi), dhe
3. E drejta e votës krahas administrimit në pajtim me dëshirën e shumicës (mazhoranca).
Lidhur me kuptimet e veçoritë kryesore të demokracisë ekzistojnë divergjenca të mëdha dhe ky subjekt vazhdon të jetë debativ si në sferën publike ashtu edhe qarqet akademike.[9] Ernest Gellneri thotë se "shoqëria civile" është një parullë më e mirë dhe më ndriçuese sesa demokracia.[10] Giddingsi demokracinë e cilëson si një sistem politik ku pakica udhëheqëse më së paku mund të sillet sipas ëndjeve, pra më së paku mund të jetë arbitrare dhe më tepër përgjegjëse, ku elita qeverisëse më së tepërmi është e matur dhe më së paku e ashpër.[11]

Problemi i demokracisë

Se demokracia nuk është një term gjitha i ktjelltë flet edhe nevoja që autorë të shquar botërore ndjejnjë nevojën që të shkruajnë vepra të tipit Edhe një herë mbi teorinë e demokracisë.[12] S'do mend se problemi i këtij nocioni qëndron në atë se asnjëherë në histori nuk është jetësuar demokracia të cilën ditë për ditë na e premtojnë dhe na e interpretojnë prindërit, mësimdhënësit, filozofët dhe politikanët tanë. Madje edhe në vendet më demokratike, si SHBA-të, demokracia nuk ka përfunduar. për këtë më së miri flet një shkrim në një ditore ku thuhet "U largua shenja: Vetëm për të bardhët". Bëhet fjalë për votimin e këshilltarëve të Dallasit për heqjen e mbulesës nga mbishkrimi i një fontane të këtij qyteti, ku deri në vitet '60 të shekullit XX zezakët është dashur që të ndahen nga të bardhët dhe të shfrytëzojnë objekte të veçanta, përfshirë këtu shkollat, spitalet, fontanat për pirje të ujit dhe toaletet nëpër ndërtesat zyrtare.[13]
Një aspekt tjetër problematik i demokracisë është të kuptuarit e saj si liri absolute duke u nisur ng parimi i lirisë së qytetarit. Në veçanti ky problem paraqitet në vendet që kanë përjetuar një periudhë të diktaturës së një personi, oligarkie ose të një partie. Demokracia është lojë brenda rregullave të caktuara. Sikur që në futboll loja luhet brenda terrenit dhe goli i shënuar nga jashtë s'pranohet, madje lojtarit që bën një "akrobacion" të tillë i jepet karton i kuq poashtu edhe në demokraci personat që e përdhosin demokracinë ndëshkohen sipas normave të caktuara paraprakisht. Nuk është demokraci shkatërrimi pasurive gjithkombëtare (siç ndodhi në Shqipëri në fillim të viteve '90 dhe sot në Irak). Keqkuptimi i demokracisë shpien në anarki dhe kaos. Një gjë që duhet ditur është e vërteta se demokracia nuk është një shkop magjik e as mrekulli që e ndryshon gjendjen hë për hë.
S. Huntington pohon se edhe qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike mund të jenë të joefektive, të korruptuara, shkurtpamëse dhe diskriminuese. Edhe qeveri të tilla mund të ndjekin një politikë agresive nacionaliste dhe të aplikojnë masa të dëmshme ekonomike.
Është çështje e hapur edhe shfrytëzimi i mekanizmave të demokracisë nga persona dhe klika destruktive për marrjen e pushtetit duke kaluar në proceset demokratike, por me qëllim të realizimit të idelave të veta përmes zbatimit të politikës së dhunës dhe zhdukjes së tjetrit. Njerëz si Hitleri, Sadami, Millosheviqi kanë ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve.
Përveç kësaj, edhe përskaj mendimeve, shpresës dhe bindjes së kundërt të laikëve, me ligjin zgjedhor parashihet parevokueshmëri e mandadit të personit të zgjedhur të popullit. me fjalë të tjera, me ligj jo vetëm që është legalizuar e drejta e deputetit që të bëjë ç'të dojë me mandatin, madje është penguar çdo rregullim tjetërfare i kësaj çështjeje.[14]
Ç'të thuhet për demokracinë aritmetike, apo demokracinë e numrave. Sot, pas më tepër se një dekade të demokracisë (?) në vendin tonë debatohet çështja se "ç'fat i pret qytetarët e këtij vendi nëse numri i shqiptarëve sipas regjistrimit të fundit të popullsisë del nën 20 %-in e numrit të përgjithshëm banorëve të këtij shteti?" Një pyetje tjetër nga realiteti ynë: Ç'mund të ndodhë nëse paralamenti i mbështet idetë ose tezat e publikuara të ish kryeministritt të RM-së për këmbim të territoreve dhe njerëzve?
S'duhet harruar as faktin se demokracia po kontestohet edhe si fenomen universal. P.sh. M. Hyseni, bashkëpunëtor i Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Boston, flet për "perfeksionimin" e mjeteve shfrytëzuese nga ana e fuqive që luftojnë për "transformimin demokratik" të botës, kurse A. Birin për "demokracinë totalitariste", për botën e padrejtësisë së globalizuar.

Përfundim

Demokracia bashkë me të drejtat njerëzore dhe ekonominë e tregut përbën tre standardet kryesore të kulturës politike perëndimore. Nga disa mendimtarë ajo shikohet si një sistem ideal që duhet pranuar nga të gjitha shoqëritë, kurse nga disa të tjerë ajo pamëshirshëm sulmohet. Disa politologë si Robert Dahli, kanë pohuar se pas vrapimit politik dhe participimit politik, demokracitë medoemos polarizohen dhe se nuk mund të flitet për ekzistimin e modelit politik vërtet demokratik, por vetëm për demokracitë e rreme. Winston Churchill pohon se "demokracia paraqet formën më të keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha formave tjera".[15] Ai konstaton gjendjen faktike: Është e qartë se një demokraci perfekte nuk ekziston askund. përkundër të gjitha kritikave, demokracia, megjithatë paraqet procesin më të suksesshëm drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve. Shkencëtarët socialë janë unanimë në përmbhajtjen e fjalëve të Abraham Lincolnit i cili thotë se "të metat e demokracisë mund të evitohen vetëm me më tepër demokraci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Demokracia?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova-Crew :: Shkencat Sociale dhe Filozofia :: Shkencat Politike-
Kërce tek: