Tërhiqet shorti për Kampionatin Botëror Të premten në Cape Town është tërhequr shorti
për grupet e përfaqësueseve që do të ndeshen
në Kampionatin Botëror 2010, në Afrikën e Jugut.
32 përfaqësueset janë përfshirë në
tetë grupe, nga A deri në H. Kampioni i botës në
fuqi, Italia gjendet në Grupin F, dhe do të ketë
përballë Paraguain, Zelandën e Re dhe Sllovakinë.
Kampioni i Evropës, Spanja është përfshirë
në Grupin H, ku do të bëjë gara me Hondurasin,
Kilin dhe Zvicrën.
Grup interesant, i ashtuquajturi 'grupi i vdekjes', është
Grupi G, ku do të vihen përballë Brazili, Portugalia,
Bregu i Fildishtë dhe Koreja Veriore.
Më poshtë përbërja e plotë e grupeve, pas tërheqjes së shortit:
Grupi A Afrika e Jugut
Meksika
Uruguai
Franca
Grupi B Argjentina
Nigeria
Koreja Jugore
Greqia
Grupi C Anglia SHBA
Algjeria
Sllovenia
Grupi D Gjermania
Australia
Serbia
Gana
Grupi E Holanda
Danimarka
Japonia
Kameruni
Grupi F Italia
Paraguai
Zelanda e Re
Sllovakia
Grupi G Brazili
Koreja Veriore
Bregu i Fildishtë
Portugalia
Grupi H Spanja
Zvicra
Hondurasi
Kili