Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është fituesi i
çmimit prestigjioz të këtij viti, Topi i Artë,
që ndahet nga revista franceze France Football.
22-vjeçari bëhet fituesi i parë i këtij
çmimi nga Argjentina, duke lënë prapa fituesin e vitit
të kaluar, Cristiano Ronaldo, me një rekord prej 240
pikësh diferencë.
Juria e përbërë prej 96 anëtarëve,
gazetarë të sportit nga e gjithë bota, i kanë
dhënë Messi 473 pikë nga 480 të mundshmet, që
është po thuajse një vendim unanim.
Fitorja vjen pas një viti të shkëlqyeshëm të
argjentinasit. Ai ndihmoi Barcelonën të fitojë
Ligën e Kampionëve duke shënuar nëntë gola,
përfshirë një të finales kundër Manchester
United,. Messi shënoi edhe gjashtë gola në Kupën e
Mbretit dhe 23 në La Liga, gara të cilat po ashtu i fitoi
Barcelona.
Ronaldo, ekipi i ri i të cilit u mposht nga Barcelona në
Clasico gjatë të dielës, mblodhi 233 pikë në
pozitën e dytë. Dy pozitat tjera po ashtu pushtohen nga
lojtarë të Barcelonës, Xavi me 170 pikë dhe Andres
Iniesta me 149. Samuel Eto'o, i cili u largua nga Barcelona gjatë
verës, ka kompletuar top pesëshin.
KOSOVA-CREW