Veç
paraqitjeve të një numri të madh të
kompjuterëve të vegjël netbook, viti i kaluar
është vërshuar me paraqitjen në treg të
laptopëve edhe më të vegjël, atyre smartbook.
Lenovo ka paraqitur lojtarin e vet në këtë kategori.Lenovo
kinez ka paralajmëruar një varg pajisjesh për panairin e
radhës të elektronikës shpenzuese CES 2010, e në
mesin e laptopëve, netbookëve dhe pajisjeve tjera
është gjetur edhe një smartbook.
Karakteristikat e
smartbookëve janë vet kompaktësia e tyre e
jashtëzakonshme; këto pajisje u ngjajnë shumë
laptopëve, por janë më të vegjël edhe se
netbookët, përdorimin e procesorëve të tyre
zakonisht i gjejmë tek telefonat e mençur, kanë prani
të gjeneratës së tretë (3G) si dhe GPS, gjersa
kohëzgjatja e baterisë së tyre ka autonomi pothuajse
një ditë të plotë.
Smartbooku nga Lenovo vjen me shenjën dalluese Skylight, ka ekran
prej 10.1-inç, futet në funksion nga një version i
përshtatur i sistemit operativ Linux, ka dy qasje USB, mini HDMI
dhe qasje për kartelat SD e SIM, e si hapësirë për
ruajtje të dhënave përdor 20 GB flash memorie.
www.lenovo.com