Për të thyer rekordin e Guinness-it, në SHBA ishin mbledhur 22 entuziast dhe për 34 orë kanë luajtur futboll.
Njëzet meshkuj dhe dy femra deri tek rekordi i ri i Guinnessit kanë ardhur pasi që futboll kishin luajtur plotë 30 orë, por dashuria ndaj topit ishte më e madhe dhe këta lujatën plus katër orë.
Në qytezën Tarrytoën në afërsi të Neë York-ut, është thyer rekordi i luajtjes së futbollit pa ndalur në palestër, bën të ditur gazeta lokale „The Journal Neës". Ndeshja e futbollit ishte zhvilluar sipas rregullave të rekordit të Guinness-it, që donë të thotë se nuk kanë guxuar të paraqiten më shumë se 24 lojtarë. Prej këtyre lojtarëve të paraqitur nga çdo njëri ekip është dashur nga pesë futbollistë të jenë në fushë. Futbollistët nuk kanë ndërruar anët, ndërsa pushimi 5 minutësh është aplikuar në çdo 60 minuta. Gjithashtu futbollistët nuk kanë guxuar të braktisin palestrën dhe të kthehen, ndërsa sponsorët lokal janë përkujdesur për pije dhe ushqim.
Ndeshja e cila ka zgjatur 34 orë sipas gazetës lokale „The Journal News" është zhvilluar të premten, ndërsa rekordi është thyer për katër orë. Dhe tani bëhet fjalë për rekord të ri botëror për zhvillim të ndeshje futbolli në ambiente të mbyllura. Kontrolluesit nga libra e Guinness-it, tani edhe zyrtarisht duhet të vërtetojnë këtë dhe kjo do të zgjasë deri më gjashtë javë. Ndryshe përballja ishte mbyllur me 623:450 për të bardhët. Humbësit në këtë përballje të cilët kanë luajtur me fanella të zeza janë arsyetuar me atë se gjatë maratonës kishin humbur dy futbollist.