Një ish-gjykatës amerikan kërkon nga kompania për pastrim kimik
dëmshpërblim prej 54 milionë dollarëve, për shkak të pantallonave të
humbura.
Roj Pirson, ka përcaktuar se këtë vlerë duhet ta paguajë
kompania për shkak të mbishkrimit "kënaqësi e garantuar", që ka qëndruar
në derë.
Pirson konsideron se mbishkrimi është mashtrim dhe
reklamë e rrejshme dhe për shkak të kësaj kërkon 1500 dollarë për çdo
ditë sa ka qëndruar reklama aty.
Në shumën e llogaritur, janë
përfshirë edhe 500 mijë dollarë për shpenzime gjyqësore, dy milionë
dollarë për "pësimin e turpit dhe stresit mental", si dhe 15 mijë
dollarë për huazim të makinës.
Ku proces gjyqësor zgjatë tashmë
tre vite me radhë. /Makfaks/