Shfletuesit Chrome të kompanisë Google i janë
nevojitur vetëm 16 muaj që nga vendi i tretë të
largojë atë Safari të kompanisë Apple, derisa
humbësi më i madh gjatë vitit të kaluar ka
dalë të jetë shfletuesi Internet Explorer i
kompanisë Microsoft.Fundin e vitit që e lamë pas
Chrome e ka pritur me pjesëmarrje prej 4.63 për qind, derisa
për herë të parë qëkur kompania Net
Applications mat këtë segment të tregut Apple Safari ka
rënë në vendin e katërt, dhe atë me
pjesëmarrje prej 4.46 për qind.
Chrome fitimin më
të madh në përqindje gjatë të vitit të
kaluar e ka pasur në muajin dhjetor, 0.7 për qind, dhe
këtë para së gjithash për faktin se në
këtë periudhë është paraqitur versioni i
këtij shfletuesi për kompjuterët Linux e Mac.
Vendin
e pestë të listës së shfletuesve më të
popullarizuar e ka zënë Opera e cila në muajin dhjetor
të vitit 2009 është shfrytëzuar nga 2.4 për
qind të përdoruesve të përgjithshëm.
Dy
vendet e para tanimë në mënyrë standarde janë
rezervuar për Internet Explorer në vendin e parë dhe
Firefox në të dytin.
Mozilla Firefox fundin e vitit e ka pritur në vendin e dytë
të listës së shfletuesve me pjesëmarrje prej 24.6
për qind, derisa, përkundër humbjes së madhe vendin
e parë ende e ka mbajtur Internet Explorer, i cili ende ka 62.7
për qind të shfrytëzuesve.