Hakerët kanë krijuar një virus trojan i cili duket si shtojcë për shfletuesin e internetit të kompanisë Google.Porosia spam tenton të mashtrojë përdoruesit për të instaluar gjoja shtojcën e cila u mundëson mënyrë më të mirë për organizimin e dokumenteve të tyre të cilat i kanë pranuar me anë të postës elektronike.
Supozohet se faqja i dërgon përdoruesit deri tek një faqe të rrejshme të Google Chrome me shtojca e cila ofron dosjen dashakeqe.
Përdoruesit të cilët janë më të njoftuar me punën e shfletuesit kanë vërejtur se shtojca në fjalë është .exe e jo .crx që nënkupton se është shtojcë përkatëse për Google Chrome. Trojani në fjalë bllokon qasjen në faqet e Google e Yahoo me ç’rast kompjuterët ridrejtohen në faqe të rrejshme.